Gazetarja e njohur pushohet nga puna

  • A.P /
  • 23 July 2021 - 23:10
Gazetarja e njohur pushohet nga puna

Një gazetare gjermane është pushuar nga puna, pasi u bënë publike imazhet e saj teksa ‘lyhej’ në baltë, para se të futej në transmetim live. 

Gazetarja e RTL Susanna Ohlen, u kap  nga kamerat duke u lyer me baltë në Bad Munstereifel, një vend ku ajo supozohet se po ndihmonte në pastrimin e qytetit pas shkatërrimit nga përmbytjet masive që kanë përfshirë vendin.

 

RTL.de kishte botuar një artikull të titulluar 'Pastrimi pas përmbytjes: Prezantuesja e RTL ndihmon në pastrimin e Bad Munstereifel', duke vlerësuar kështu kontributin e gazetares.

Megjithatë ajo u kap nga një qytetar i cili nuk nguroi të shpërndante videon e saj në internet, duke u bërë virale në të gjithë botën brenda pak orësh.

Pamjet tregojnë Ohlen me një këmishë blu, kapele dhe çizme teksa përkulet merr pak baltë me të cilën ajo lyen rrobat e saj, ndërsa ishte e rrethuar nga shtëpitë e dëmtuara nga përmbytjet dhe mbeturinat. Më pas ajo përkulet sërish dhe bën fytyrën me baltë.

Shikuesi mund të dëgjohet duke qeshur në sfond.

Ohlen kishte punuar në RTL që nga viti 2008 dhe ka prezantuar programet Mirëmbrëma RTL, Mirëmëngjesi Gjermani dhe Pikën 12.


(Kosova Sot Online)