Hoxhaj për aksidentin me fatalitet në Kroaci: Dyshimet fillestare për të vdekur e bëjnë shumë të rëndë gjithë situatën

  • A.P /
  • 25 July 2021 - 10:55
Hoxhaj për aksidentin me fatalitet në Kroaci: Dyshimet fillestare për të vdekur e bëjnë shumë të rëndë gjithë situatën

Të paktën 10 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci.

45 persona raportohet të kenë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e këtij aksidenti, ndërsa mediat kroate raportojnë se 8 persona janë në gjendje më të rëndë.

Pas aksidentit me fatalitet në Kroaci ka reaguar deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai ka thënë se dyshimet fillestare për të vdekur sipas autoriteteve kroate e bëjnë shumë të rëndë gjithë situatën.

Hoxhaj ka thënë se po luten që ekipet mjekësore dhe policia kroate t’u dalin në ndihmë sa më parë të lënduarve.

“Ngjarje tragjike mëngjesin e sotëm nga aksidenti i një autobusi që po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës. Dyshimet fillestare për të vdekur sipas autoriteteve kroate e bëjnë shumë të rëndë gjithë situatën. Po lutemi që ekipet mjekësore dhe policia kroate tu dalin në ndihmë sa më parë të lënduarve”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

(Kosova Sot Online)