Mehaj flet me ministrin e Brendshëm kroat, thotë se janë marrë masat e duhura për të menaxhuar situatën pas aksidentit tragjik

  • A.P /
  • 25 July 2021 - 11:58
Mehaj flet me ministrin e Brendshëm kroat, thotë se janë marrë masat e duhura për të menaxhuar situatën pas aksidentit tragjik

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas rastit tragjik në Kroaci ku 10 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidentit të një autobusi kosovar.

Mehaj përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se menjëherë pas marrjes së lajmit për aksidentin tragjik ka kontaktuar me ministrin e Brendshëm të Kroacisë nga i cili është njoftuar në lidhje me situatën.

Ai ka shkruar se është siguruar se janë marrë të gjitha masat e duhura për të menaxhuar këtë fatkeqësi me kujdesin maksimal spitalor për të lënduarit dhe atë akomodues për të tjerët.

Shkrimi i tij i plotë:

Me dhembje të madhe, si njëri nga ata bashkëatdhetarë nga diaspora, që kam udhëtuar shumë vite, me mijëra kilometra për të ardhur në Kosovë, bashkëndjejë thellë me familjarët që pritnin më të dashurit të arrijnë sa më parë në përqafimin e tyre.

Menjëherë pas marrjes së lajmit të kobshëm për aksidentin tragjik,  kam kontaktuar ministrin e Punëve të Brendshme të Kroacisë, z. Davor Bozhinoviq, nga i cili jam njoftuar me situatën dhe pasojat tragjike.

Nga ai u sigurova se janë marrë të gjitha masat e duhura për të menaxhuar këtë fatkeqësi me kujdesin maksimal spitalor për të lënduarit dhe atë akomodues për të tjerët.

Me zemër të thyer u shpreh ngushllimet e thella familjarëve që humbën më të dashurit tanë, e të lënduarëve shërim sa më të shpejtë.

Ne jemi dhe do të jetë pranë jush në çdo moment dhe çdo rrethanë!

(Kosova Sot Online)