Haradinaj: Bashkëndjej me familjarët e dhjetë udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarve

  • A.P /
  • 25 July 2021 - 11:10
Haradinaj: Bashkëndjej me familjarët e dhjetë udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Brod të Kroacisë, ku një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë është rrokullisur dhe ku raportohet për ta paktën 10 të vdekur.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, u ka shprehur ngushëllime familjareve.

“I tronditur nga ngjarja e sotme tragjike në Kroaci, pas aksidentit që pësoi autobusi që po vinte nga Gjermania në Kosovë.

Bashkëndjej me familjarët e dhjetë udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarve”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, ai i ka falënderuar organet e shtetit kroat, e në veçanti kryeministrin Plenkovic për interesimin dhe kujdesin e tij.

“Falënderoj organet e shtetit kroat, e në veçanti kryeministrin z. Andrej Plenkovic për interesimin dhe kujdesin e tij”, ka përfunduar ai.

(Kosova Sot Online)