Autoritetet kroate publikojnë numrin ku qytetarët mund të marrin informacione rreth pasagjerëve të aksidentuar

  • A.P /
  • 25 korrik 2021 - 17:41
Autoritetet kroate publikojnë numrin ku qytetarët mund të marrin informacione rreth pasagjerëve të aksidentuar

Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë ka publikuar një numër telefoni ku mund të merren informacione rreth pasagjerëve kosovarë që u aksidentuan këtë të diel.

Zëvendëskryeministri kroat Davor Bozinoviq ka thënë se në këtë numër: 00 385 35 201 111 qytetarët mund të kontaktojnë për të marrrë informacione.

“Në këtë numër telefoni mund të merrni informacione për pasagjerët nga autobusi që po udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë, i cili doli nga rruga në mëngjes afër Slavonski Brod”, ka shkruar ai në Twitter.

Përndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka bërë të ditur se qytetarët që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve të tyre të aksidentuar në Kroaci mund të kontaktojnë në numrin +383 (0) 38 200 76 000.

(Kosova Sot Online)