Tenton të vjedhë në një argjendari të Prishtinës, arrestohet nga policia

  • A.P /
  • 26 July 2021 - 21:29
Tenton të vjedhë në një argjendari të Prishtinës, arrestohet nga policia

Rreth orës 18:30 është raportuar për një tentim grabitje të ndodhur në një argjendari në rrugën  “Ilir Konushevci” në Prishtinë .

Rastin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Ai tha se i dyshuari ka dështuar të kryej grabitjen përderisa i njëjti është vënë nën kontroll nga ankuesi i përkrahur dhe nga qytetarë të tjerë.

“ I njëjti më pas është arrestuar nga ana e policisë”, tha Borovci.

Tutje theksoi se aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nuk raportohet për persona të lënduar.​

(Kosova Sot Online)