Qeveria e Kosovës: Të aksidentuarit në Kroaci do të vijnë sonte në Aeroportin e Prishtinës pas orës 22:00

  • A.P /
  • 27 July 2021 - 20:03
Qeveria e Kosovës: Të aksidentuarit në Kroaci do të vijnë sonte në Aeroportin e Prishtinës pas orës 22:00

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se të aksidentuarit në Kroaci do të vijnë sonte në Kosovë me transport ajror, pas orës 22:00.

Kështu ka njoftuar Qeveria e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ku tha se Ministria e Punëve të Brendshme është në kontakt të vazhdueshëm me familjet e viktimave lidhur me procedurat e kthimit në Kosovë të trupave të personave që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës me të gjitha institucionet dhe kapacitetet e veta po punon maksimalisht për t’u ofruar kujdesin dhe trajtimin e duhur bashkatdhetarëve tanë të aksidentuar në Kroaci.Insititucionet e Kosovës në koordinim me institucionet e Kroacisë, kanë organizuar kthimin e bashkqytetarëve tanë në Kosovë, gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Ata do të vijnë sonte me transport ajror, pas orës 22:00”, thuhet në njoftimin e tyre.


(Kosova Sot Online)