Familjarët me lule në dorë presin në Aeroportin e Prishtinës të mbijetuarit e tragjedisë në Kroaci

  • A.P /
  • 27 July 2021 - 22:34
Familjarët me lule në dorë presin në Aeroportin e Prishtinës të mbijetuarit e tragjedisë në Kroaci

Disa prej mërgimtarëve të cilët i shpëtuan aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë kanë aterruar tanimë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Familjarët e mërgimtarëve kanë dalë me lule në dorë që mirëpresin ata.

Dhjetëra vetura të Ministrisë së Brendshme janë futur brenda aeroportit dhe do të shoqërojnë mërgimtarët deri në shtëpitë e tyre.


(Kosova Sot Online)