‘Zjarri i çmendur pushton qendrën e qytetit’

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 23:57
‘Zjarri i çmendur pushton qendrën e qytetit’

Një zjarr i egër i nxitur nga erërat e forta, ka shpërthyer në një zonë pyjore pranë qytetit Manavgat të provincës bregdetare Antalia, duke detyruar evakuimet në katër lagje.

Banorëve të katër lagjeve në qytet u tha që të largoheshin nga rruga e zjarrit ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të kontrolluar flakën, tha të mërkurën Kryetari i Bashkisë Manavgat, Sukru Sozen.

‘Është një pamje e pabesueshme’, i tha Sozen CNN Turk.

Sozen tha se flakët ishin përhapur deri në qendër të qytetit, ku shumë ndërtesa po evakuoheshin.

Pamjet televizive treguan banorët që vraponin për në makinat e tyre ndërsa rrugët ishin përfshirë nga tymi.

"Po rritet edhe më shumë me erën. Është e pamundur për ne të përcaktojmë madhësinë e dëmit, ka dëme edhe në fshatra. Ne nuk kemi parë diçka të tillë," tha Sozen për Haberturk.


(Kosova Sot Online)