Osmani krah Trumpit për sulmin ndaj Iranit: Ora e lirisë për iranianët ka ardhur

  • A.P /
  • 28 February 2026 - 14:45
Osmani krah Trumpit për sulmin ndaj Iranit: Ora e lirisë për iranianët ka ardhur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një video të presidentit amerikan, Donald Trump, ku njoftohet për fillimin e sulmit ndaj Iranit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani ka thënë se falë lidershipit të Donald Trump, ora e lirisë për popullin e Iranit ka ardhur.

Presidentja Osmani ka thënë se SHBA qëndron krah SHBA-së dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes dhe sigurisë e stabilitetit.

“Ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit TrumpSi gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në mbrojtjen e lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Ne gjithashtu dënojmë fuqimisht sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Ne do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë më në fund një shans lirisë dhe paqes.”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)