Përfshihet nga flakët një pyll në Turqi , digjen dhjetëra shtëpi dhe lëndohen tre persona

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 22:45
Përfshihet nga flakët një pyll në Turqi , digjen dhjetëra shtëpi dhe lëndohen tre persona

Pas Greqisë, edhe Turqia sot është përfshirë nga zjarret masive.

Sipas mediave turke, zjarri ka përshirë pyllin në Manavgat, në provincën e Antalisë, e më pas ka arritur në zonën e Kalemler, ku si pasojë janë shkatërruar disa shtëpi.

Po ashtu si pasojë e flakëve janë lënduar tre persona, ndërsa të gjithë banorët e katër lagjeve janë evakuuar.

(Kosova Sot Online)