Lexoni edhe:
Rritet numri i lindjeve, Drejtori i Gjinekologjisë: 4, 210 foshnje lindën për gjashtë muaj në QKUK
Një tërmet me magnitudë 5,5 shkallë goditi brigjet jugperëndimore të Turqisë në orët e hershme të kësaj të diele.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi qytetin Datça të provincës Mugla në orën 7:31 të mëngjesit sipas kohës lokale, shkruan Anadolu.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 14,85 kilometrash nën sipërfaqe, thuhet më tej.
Zëvendësministri i Brendshëm turk Ismail Çatakli tha në Twitter se deri tani nuk ka raportime për dëme apo viktima.
(Kosova Sot Online)