Shkarkohet shefi i Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu

  • A.P /
  • 03 August 2021 - 19:06
Shkarkohet shefi i Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është shkarkuar nga pozita Drejtori i Njësisë për Inteligjencë Financiare, Dardan Nuhiu.

Murati tha se pas shqyrtimit të audioincizimeve të publikuara në media dje dhe sot, të cilat implikojnë të lartpërmendurin në mbledhjen e sotme Bordi Mbikëqyrës ka marrë vendim për shkarkimin e tij me efekt të menjëhershëm.

“Pas shqyrtimit të audioincizimeve të publikuara në media dje e sot, të cilat implikojnë Drejtorin e Njësisë për Inteligjencë Financiare, Bordi Mbikëqyrës, në mbledhjen e mbajtur sot, morri vendim që të njëjtin ta shkarkojë me efekt të menjëhershëm”, tha Murati.

Ndryshe Dardan Nuhiu ishte në krye të drejtorisë së Njësisë Financiare të Kosovës nga viti 2011.

Ai ishte rizgjedhur në krye të kësaj drejtorie për një mandat tjetër ndërsa me profesion është ekonomist i diplomuar.


(Kosova Sot Online)