Haradinaj tregon se a do ta pranonte në konak Uran Ismailin

  • A.P /
  • 06 August 2021 - 21:02
Haradinaj tregon se a do ta pranonte në konak Uran Ismailin

Kandidati i AAK’së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka folur lidhur me garën për kryeqytetin.

Ai e ka quajtur garë të fortë betejën për të parin e Prishtinës, ndërkohë që ka komentuar edhe fushatën e kundërkandidatit nga PDK, Uran Ismaili.

I pyetur nëse Haradinaj do ta pranonte Ismalin të bunte në shtëpinë e tij, ai u shpreh se shtëpia e tij është e hapur për çdo qytetar të Kosovës.

“Uranin e kam pasur në shtëpi me dhjetëra herë”, ka thënë ai, ndërkohë që ka treguar se më të ka miqësi shumë të mirë.

Haradinaj po ashtu u shpreh se megjithatë fushata e tij dallon shumë me atë të Ismailit.


(Kosova Sot Online)