
Lexoni edhe:
Dështon protesta kundër Bregoviç, Kujtim Gjuzin e ndjekin vetëm 3 vetë
Anija e shpëtimit “Sea Watch 3” e cila barte 257 emigrantë u lejua që të hyjë në territorin e Italisë, saktësisht në Sicili ditën e shtunën.
Kompania bamirëse e Gjermanisë njoftoi se u ankorua në portin Trapani, në Sicilinë perëndimore dhe nga 257 personat pjesëmarrës në bord, përfshirë 70 të mitur, u testuan për COVID-19 para se të dilnin në breg
Mirëpo, disa orë më vonë, SOS Mediterranee njoftoi se varka shpëtimore e Ocean Viking me 549 emigrantë në bord ishte autorizuar të ankorohej në Pozzallo, në Sicilinë jugore gjatë ditës së sotme.
Dështon protesta kundër Bregoviç, Kujtim Gjuzin e ndjekin vetëm 3 vetëLexoni edhe:
Por gjatë evakuimit të emigrantëve roja bregdetare italiane largoi një emigrant nga barka për arsye mjekësore të premten në mbrëmje, duke u bërë kështu evakuimi i katërt nga Oqeani Viking ditët e fundit.
Sipas organizatës SOS Mediterranee emigrantët më parë duhej të prisnim me ditë për zbarkim.
“Shumë shpesh në 3 vitet e fundit ata që shpëtoheshin në det duhej të prisnin me ditë për t’u zbarkuar, dhe një gjë e tillë u shkaktonte dëm shëndetit të tyre mendor dhe fizik”, tha SOS Mediterranee.
Në fillim të kësaj jave, Italia i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të shtyjë shtetet e tjera anëtare të marrin disa nga mijëra azilkërkuesit që kanë mbërritur në vend muajt e fundit, një rritje kjo e madhe që nga viti 2020.
(Kosova Sot Online)