Dështon protesta kundër Bregoviç, Kujtim Gjuzin e ndjekin vetëm 3 vetë

  • A.P /
  • 08 August 2021 - 13:36
Dështon protesta kundër Bregoviç, Kujtim Gjuzin e ndjekin vetëm 3 vetë

Thirrjes së ish-deputetit Kujtim Gjuzi, i cili kishte bërë edhe njoftim në Komisariatin e Korçës për mbajtjen e një proteste paqësore këtë të diel kundër këngëtarit të ftuar në Festën e Birrës, Goran Bregoviç, i janë bashkuar vetëm 3 persona.

Ata lëvizën përgjatë pedonales  me një pankartë. Aty shkruhej: Gregor Bregoviç nuk je i mirëpritur në festën e Birrës.

Nëse kërkon ndjesë për të kaluarën, të falim.

(Kosova Sot Online)