Përçarje në degën e PDK-së edhe në Drenas

  • A.P /
  • 09 August 2021 - 17:42
Përçarje në degën e PDK-së edhe në Drenas

Driton Ajazi ka kritika ndaj kreut të partisë që sipas tij e anashkaloi vullnetin e degës së PDK-së në Drenas. Ai tha se votat do t’i kërkojë në një format tjetër, pasi sipas tij PDK e pamundësoi kandidimin e tij teksa thekson se rikandidimi i Ramiz Lladrovcit është në shpërputhje me vullnetin e qytetarëve. Qeverisjen e Lladrovcit e ka quajtur skandaloze, e cila sipas tij i ka konvenuar interesave të tij e jo zhvillimit të komunës.

Këto deklarata Ajvazi i dha teksa tha se zyrtarizimi i Lladrovcit u bë sot me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, në stadium -në ambient të mbyllur, e jo në shesh siç ndodh rëndom.

“Sot kryetari Memli Krasniqi ka ardhë në Drenas dhe duke e ftuar vetëm Lladrovcin me kabinetin e tij dhe duke u mbyllur në stadium, e ka zyrtarizuar Lladrovcin për kandidat për kryetar të komunës, një zyrtarizim totalisht kundër strukturave të degës të Partisë Demokratike dhe elektoratit të partisë në Drenas…Ne nuk kemi qenë të ftuar në atë takim, si struktura të degës, ku dega ka dy nënkryetarë, sekretarin dhe pjesën tjetër, asnjë nga strukturat e partisë demokartike nuk është ftuar në ngjarjen e prezentimin të kandidatit. Këtë e kanë bërë duke u mbyllur në stadiumin e qytetit, duke ikur. Prezentimet janë bërë nëpër sheshe, por kjo sot nuk ndodhi në Drenas”, tha Ajvazi.

Tutje ai tha se garen do ta vazhdojë në një format tjetër, duke e ftuar elektoratin që ta mbështes kauzën e tyre.

“Tanimë e kemi një konfirmim, se deri më sot skemi pas konfimim zyrtar, sot kemi konfirmim nga kryetari Memli Krasniqi, që e konfirmon një kandidaturë që është në shpërputhje me vullnetin e strukturave të partisë dhe qytetarëve të Drenasit…Më kanë nominuar që unë t’i prij këtij procesi, por tani veprimet tona politike do të vazhdojnë në një format tjetër, ne si struktura do ta kërkojmë votën e elektoratit të partisë Demokratike. Ai kandidat nga dega e PDK-së do të jem unë, por në një format tjetër të garës, pasi na u pamundësua nga PDK-ja. Sepse është vullnet i elektoratit që PDK ta ketë kandidatin e saj dhe të bëjë një ofertë të mirë për qytetarët”, tha ai më tej.

Tutje sipas Ajazit, Lladrovci nuk e ka përfill as planprogramin.

“Ai nuk është më i fortë se dega, është individ që nuk përfaqëson asnjë strukturë, por mënyra sesi është vendosur është në mënyrë arbitrare….Ne në këtë moment që jemi në prag të zgjedhjeve lokale pasi po na pamundësohet gara brenda logos së PDK-së, jemi të obliguar ta respektojmë në plotni vullnetin e qytetarëve’, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)