Franca njofton për dhënien e dozës së tretë të vaksinës në shtator, Italia nga 16 gushti fillon vaksinimin e fëmijëve

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 18:09
Franca njofton për dhënien e dozës së tretë të vaksinës në shtator, Italia nga 16 gushti fillon vaksinimin e fëmijëve

Franca do të fillojë administrimin e dozës së tretë të vaksinave Anti-Covid për “popullsinë në rrezik” duke filluar nga mesi i shtatorit. Zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal njoftoi sot pas një takimi të këshillit të ministrave.

Ndërsa në Itali, duke filluar nga 16 gushti të gjithë fëmijët e moshës 12 dhe 18 vjeç do të mund të vaksinohen.

Lajmi raportohet nga mediat italiane që citojnë komisionerin për Emergjencat Francesco Figliuolo në një letër drejtuar Rajoneve në të cilën ai kërkon të “përgatisë korsi preferenciale për pranim në vaksinimin e qytetarëve në këtë grupmoshë, edhe pa rezervim paraprak”.

Për momentin është e autorizuar për personat nën 18 vjeç, vetëm Pfizer ose Moderna.

Fushata e vaksinimit, po zhvillohet brenda afateve të planifikuara për arritjen e objektivave të parashikuara për imunizimin e klasave prioritare, të qytetarëve më të prekshëm dhe më të brishtë”.

Sipas komisionerit. kjo bëhet me qëllimin e dhënies së një shtyse vaksinimi te më të rinjtë në funksion të rihapjes së shkollave në shtator si edhe në funksion të rifillimit të sezonit sportiv.

Figliuolo thekson se kjo do të ketë zhvillime pozitive për inkurajimin e rimëkëmbjes së sigurt të të dy aktiviteteve sportive dhe atyre që synojnë të garantojnë mirëqenie më të madhe psikofizike për më të rinjtë.

(Kosova Sot Online)