Përfshihet nga zjarri një lokal në Istog

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 22:36
Përfshihet nga zjarri një lokal në Istog

Një lokal është përfshirë nga zjarri sonte në Istog.

Mediat lokale të Istogut kanë publikuar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tashmë zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke bërë përpjeke për lokalizimin e zjarrit.

Jashtë objektit që është përfshirë nga zjarri shihen edhe disa qytetarë.


(Kosova Sot Online)