Rama: “Çudi”! Qeveria gjermane e mbështeska ‘Open Balkan’ ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë…

  • A.P /
  • 12 August 2021 - 00:00
Rama: “Çudi”! Qeveria gjermane e mbështeska ‘Open Balkan’ ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë…

Kryeministri Edi Rama  këtë të mërkurë ka reaguar sërish në lidhje me debatin e ndezur për Ballkanin e Hapur.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se mbështje ndaj një nisme të tillë është edhe qeveria gjermane.

Ndër të tjera ai thekson se më e mira është që të gjithë palët të jenë bashkë siç e kërko dhe Gjermania por kushtet e bëjnë të pamundur, pasi me zor nuk mund të marrin asnjë.

“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!

Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!”, shkruan Rama.


(Kosova Sot Online)