Zgjedhja e Kryesisë së re të partisë, flet Gjoshi i PDK’së

  • A.P /
  • 12 August 2021 - 23:55
Zgjedhja e Kryesisë së re të partisë, flet Gjoshi i PDK’së

Anëtari i kryesisë së PDK’së, Betim Gjoshi ,ka folur rreth zhvillimeve të fundit në parti.

Thotë se zgjedhja e organeve të reja udhëheqëse të kësaj partie do të sjell rezultate pozitive.

“Ekipi qe tashmë po e drejton partinë me Krasniqin e të tjerët në krye ka me çu PDK’në drejt fitoreve”, tha Gjoshi.

Kryesia e re sipas tij, ka përbërjen e duhur.

“Mendoj se është një përbërje e mirë. Na mbetet vetëm me dëshmu me rezultate këtë besim që na e ka dhënë Konventa”, shtoi ai.

Ai ka komentuar edhe ndryshimet në Kryesinë e partisë.

“Presim se kësaj përbërje kanë me ju shtu edhe njerëz të tjerë”, theksoi ai. “Njerëzit e shohin si hapësirë për me dhënë kontributin”, theksoi ai.

“Është mirë që Memli Krasniqi është deklaru gjeneroz dhe ka komuniku me shumë njerëz”, tha Gjoshi.

“Do të ketë kabinetin e tij kryetari i partisë”, tha Gjoshi.

(Kosova Sot Online)