Ministria e Shëndetësisë angazhon Dafina Zeqirin në fushatën për vaksinim

  • A.P /
  • 13 August 2021 - 16:15
Ministria e Shëndetësisë angazhon Dafina Zeqirin në fushatën për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë ka nisur fushatën për vaksinim, ku ka angazhuar figura publike, të cilat bëjnë thirrje pët vaksinim.

Në mesin e figurave publike është edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, përmes së cilës, MSH po e përçon mesazhin për vaksinim, te qytetarët.

“Figura të njohura të publikut i janë bashkuar fushatës për vaksinim kundër COVID-19. Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në njoftimin e MSH-së.


(Kosova Sot Online)