Sulmi në Angli: E vrarë edhe vajza 3 vjeçe, sulmuesi përkrahës i Trumpit

  • A.P /
  • 13 August 2021 - 15:45
Sulmi në Angli: E vrarë edhe vajza 3 vjeçe, sulmuesi përkrahës i Trumpit

Një zyrtar i lartë policor në Angli tha se personi i armatosur që dyshohet se vrau pesë njerëz para se ta vriste edhe veten kishte leje për armëmbajtje. U bë e ditur se në mesin e viktimave është edhe një vajzë 3 vjeçe.

Zyrtari rajonal i policisë, Shaun Sawyer, tha se i dyshuari, Jake Davidson, 22 vjeç, kishte leje për armëmbajtje në vitin 2020, por nuk është e qartë nëse ajo është e lidhur me armën që u përdor në sulm.

 

Në bazë të postimeve në rrjetet sociale nga viti 2018, i dyshuari duket se ishte përkrahës i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan The Guardian.

Rasti i sulmit masiv është klasifikuar si incident i brendshëm dhe nuk mendohet se është i lidhur me terrorizmin. Policia beson se sulmuesi e ka qëlluar veten.

Sekretarja e Punëve të Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel, e quajti incidentin shokues dhe bëri thirrje për qetësi në mënyrë që autoritetet të mund ta kryejnë punën e tyre.

(Kosova Sot Online)