QKUK, mbushen klinikat me pacientë me COVID-19

  • A.P /
  • 19 August 2021 - 22:25
QKUK, mbushen klinikat me pacientë me COVID-19

Përpos Klinikës Infektive, edhe katër klinika tjera kanë liruar hapësirë për trajtim të të infektuarve me Covid-19.

Ka më shumë se një vit që këtu filloi lufta me virusin Covid-19.

E edhe pse kohëve të fundit numri i pacientëve kishte rënë, tash Klinika Infektive është mbushur sërish me plotë 110 pacientë të infektuar me virusin korona.

Për këtë arsye është dashur që edhe klinikat tjera të lirojnë hapësirë për pacientët.

Drejtori i Mjekësisë Sportive Artan Ahmeti, tregon se 71 pacientë janë shtrirë në Klinikë për shkak të virusit.

Pos kësaj Ahmeti thotë se kujdesi ndaj virusit duhet të jetë maksimal, sepse ai po shkon në rritje e sipër.

Pos Infektivës dhe Mjekësisë Sportive, virusi është përhapur për trajtim edhe në disa klinika tjera në QKUK.

Në klinikën e Pulmologjisë ka 36 pacientë me Covid-19, ndërkaq në pediatri janë vetëm 3 të infektuar.

E në klinikën e Gjinekologjisë trajtim për virusin korona po marrin 16 pacientë.

 

(Kosova Sot Online)