Presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut sot merr detyrën zyrtarisht

  • A.P /
  • 12 May 2024 - 11:35
Presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut  sot merr detyrën zyrtarisht

Pas inaugurimit të Siljanovskës në Kuvend, sipas njoftimit, në kabinetin e Presidentit do të mbahet ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës së presidentit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas së cilës do të takohet kokë më kokë me presidentin në largim Stevo Pendarovski, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Siljanovska-Davkova hapi një kapitull të ri në historinë e vendit si gruaja e parë që mban këtë post të lartë.

Fituesja e zgjedhjeve presidenciale, profesoresha Gordana Siljanovska-Davkova, sot në mesditë do të inaugurohet zyrtarisht si presidentja e gjashtë e vendit me një deklaratë solemne në Kuvend.

Inaugurimi i presidentit të sapozgjedhur do të bëhet në kuadër të seancës së 151-të të Kuvendit, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës do të jetë ceremonia e betimit. Pas ceremonisë në Kuvend, sipas njoftimit, në zyrën e Presidentit do të mbahet ceremonia zyrtare për dorëzimin e postit të Presidentit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në një deklaratë për media, Siljanovska-Davkova tha se ky akt gjithmonë i paraprin shpalljes dhe shënon kurorëzimin formal të zgjedhjeve. 

(Kosova Sot Online)