Pas regjistrimit të 36 viktimave, Mustafa: Bilanc lufte!

  • A.P /
  • 29 August 2021 - 16:11
Pas regjistrimit të 36 viktimave, Mustafa: Bilanc lufte!

36 viktima dhe 1 mijë e 630 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, i cili ka thënë se janë regjistruar 70 vdekje për 72 orët e fundit, duke shtuar se me këtë shifër çdo orë vdes nga një kosovar, një familje humb babain, nënën, vajzën, djalin, motrën, vëllaun, gjyshen, çdo orë, 24 orë në ditë.

Ai ka kritikuar Qeverinë duke thënë se qendrat e vaksinimit kanë pushim ditën e sotme, ndërsa terminë të lira për vaksinim nuk ka.

Postimi i plotë i tij:

Bilanc lufte!

70 vdekje në 72 orët e fundit. Pra, çdo orë vdes nga një kosovar. Një familje humb babain, nënën, vajzën, djalin, motrën, vëllaun, gjyshen… çdo orë, 24 orë në ditë.

“Populli i ka fajet” thonë, se “nuk po vaksinohen”.

E dielë. 36 anëtarë të familjeve tona vdiqën sot. Qendrat e vaksinimit kanë pushim. Termine të lira nuk ka.


(Kosova Sot Online)