Personi i arrestuar për kidnapim është djali i “Currit”

  • A.P /
  • 30 August 2021 - 21:40
Personi i arrestuar për kidnapim është djali i “Currit”

Një person me inicialet A.O, 21-vjeçar, është arrestuar për kidnapim të një personi, si dhe shpërndarje e  shitje të paautorizuar të lëndëve narkotike.

Lajmin e ka bërë të ditur gjatë ditës Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për medie, ku përveç tjerash, personit në fjalë iu janë sekuestruar edhe 12 mijë euro, si dhe një sasi e kokainës.

“Sot rreth orës 10:00, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë  në lagjen Pejton, është arritur të lokalizohet dhe arrestohet një person i dyshuar për veprat rrëmbim, fajde dhe blerje,posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve , substancave psikotropike dhe analoge”, u tha në njoftimin në fjalë.

Personi i arrestuar është Armir Osmani, i biri i Ismet Osmanit i njohur me nofkën “Curri”.

Arrestimi është bërë në lagjen Pejton në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)