
Lexoni edhe:
Vetëm dy shtretër të lirë për pacientët me COVID-19 në Pulmologji
Policia e Kosovës po vazhdon me kontrollet e tyre për zbatimin dhe respektimin e masave anti-COVID, masa këto të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.
Gjatë ditës së sotme, në Gjakovë policia ka kontrolluar edhe autobusët për të inspektuar nëse po i respektojnë masat. kjo është bërë e ditur me anë të një noftimin të Policisë së Kosovës.
“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale në Gjakovë, së bashku me gjitha stacionet e DRP-së, po implementojnë planin duke u kujdesur për zbatimin dhe respektimin e masave ndaj Covid – 19”, thuhet në njoftimin e tyre.
Vetëm dy shtretër të lirë për pacientët me COVID-19 në PulmologjiLexoni edhe:
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësiti policor janë të angazhuar në orar shtesë në punë, duke monitoruar zbatimin e masave nga ana e qytetarëve, e sidomos në vendosjen e maskës mbrojtëse si dhe respektimin e orarit të kufizimit të lëvizjes dhe qarkullimit të qytetarëve pas orës 22:00-05:00.
Policia e Kosovës ka thënë se veprimtaria operacionale e policisë është duke u zhvilluar në të gjitha fushat, si në planin e sigurisë rrugore, si prioritet për parandalimin e pandemisë.
(Kosova Sot Online)