Makina shpërthen sapo mbushet në pompën e benzinës

  • A.P /
  • 01 September 2021 - 19:35
Makina shpërthen sapo mbushet në pompën e benzinës

Një incident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Maliq të Shqipërisë.

Një makinë ka shpërthyer sapo është larguar nga pompa e benzinës.

Pamjet e incidentit të rëndë të ndodhur këtë mëngjes në Maliq, ku një makinë në lëvizje shpërtheu pak sekonda pasi ishte furnizuar me gaz. Në video duket makina që pasi është furnizuar, nis të largohet nga pika e karburantit dhe pasi kishte përshkruar pak metra, shpërthen në flakë. Dy personat që ishin brenda saj arrijnë të dalin pas disa sekondash. Policia tha se të dy të plagosurit ishin dërguar në spital për mjekim.

(Kosova Sot Online)