
8 të vdekur në Pejë, gjendje e rëndë si pasojë e Covid-19

Tetë qytetarë të Komunës së Pejës kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Sipas drejtorit të shëndetësisë në këtë komunë, Muhamet Halitaj, gjendja është e rëndë.
“Gjendja në Komunën e Pejës vazhdon të jetë e rëndë, për shkak të numrit të madh të pacientëve që janë të hospitalizuar dhe kërkojnë ndihmë mjekësore. Aktualisht në spitalin e Pejës janë 210 pacientë të shtrirë, prej tyre 170 janë në oksigjenoterapi ndërsa tetë janë në CPAP terapi”, thotë Halitaj.
{566048/}
Thotë se aktualisht s’kanë problem me mungesë të barnave esenciale.
“Shumica e terapisë për pacientët ka qenë e siguruar”, tha ai.
Ndërkohë, Halitaj pranon se për shkak të numrit të madh të interesuarve për vaksinim, nuk po respektohen masat e mbrojtjes nga Covid-19 në qendrën e vaksinimit në këtë komunë.
“Ditët e fundit numri i personave që janë për vaksinim është i madh dhe radhët janë të gjata. Masat nuk respektohen në këto radhë. Deri në 1200 pacientë në ditë vaksinohen dhe distanca nuk respektohet shumë’, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)