Prishet vetura e nuses, policia i del në ndihmë me veturën e vet

  • E.K /
  • 03 September 2021 - 15:09
 Prishet vetura e nuses, policia i del në ndihmë me veturën e vet

Një nuse duket se nuk kishte shumë më fat, kur iu prish vetura me të cilën po udhëtonte në ditën e dasmës. Megjithatë, asaj në ndihmë i doli një veturë e pazakontë.

Lydia Evans-Hughes, 29 vjeçe, u transportua me veturën e policisë deri në kishë, pasi vetura e modelit të vjetër me të cilën po udhëtonte nusja e la në rrugë në autostradën A55, afër Chester-it në Britani, shkruan Daily Mail.

Megjithatë, asaj iu hoq brenga, kur në vendin e ngjarjes arriti një veturë e policisë, ndërsa polici Matt Geddes u sigurua që gruaja me fustan të bardhë të shkonte me kohë në kishë në ditën e veçantë të saj.

Më pas, dhëndri dhe nusja patën mundësi që ta konfirmojnë dashurinë e tyre me nga një “po” para familjarëve dhe miqve në Kishën e Shën Mërisë në Eccleston.

(Kosova Sot Online)