
Lexoni edhe:
Deri tani, Kosova ka strehuar 467 afganë, kërkohet përkrahja e organizatave ndërkombëtare
Spitali i Pejës ka njoftuar se pacientët me Covid-19 tashmë kanë mbushur shtretërit e reparteve të Infektives, Pulmologjisë (dy katet), Psikiatrisë, Dermatologjisë, Internos, Nurologjisë, ORL, Oftamologjisë dhe një pjesë të Emergjencës dhe Reparteve Ortopedisë dhe Urologjisë.
Në këtë njoftim bëhet e ditur se për të siguruar shtretër të tjerë në rast nevoje janë adaptuar edhe disa hapësira të tjera që nuk kanë qenë të dedikuara për pacientë si salla e takimeve dhe një hapësirë e Pulmologjisë.
“Shpresojmë se numri i rasteve do të bjerë dhe këto hapësira nuk do të ketë nevojë të shfrytëzohen”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)