Time Kadrijaj tregon pse e lëshuan mbledhjen e Komisionit

  • A.P /
  • 03 September 2021 - 19:45
Time Kadrijaj tregon pse e lëshuan mbledhjen e Komisionit

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, bëri të ditur që e lëshuan mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, sepse Kyretari i Komuisionit, Haki Abazi, nuk e kishte siguruar kuorumin e nevojshëm për intervistimin e kandidatëve për ambasadorë. Ajo, e ftuar në emisionin Info Magazinë të Klankosovës, tha se dy kandidatë të pozitës nuk ishin prezentë kështu që sipas saj, sigurimi i kuorumit nuk i takon opozitës.

“Nuk është detyrë e opozitës që të sigurojë kuorumin për intervistimin e ambasadorëve që në këtë rast janë ambasadorë politikë, detyra e opozitës është me ba punën e vetë, por jo me siguru kuorumin. Ju e dini që partia në pushtet po sillet me arrogancën e numrave dhe është dashur ti sigurojë.”

Ajo e konsideron Qeverinë Kurti si më jo transparenten që ka udhëhequr ndonjëherë Kosovën, sepse edhe para përfundimit të sesionit pranverorë të Kuvendit, sipas saj, partia që përfaqëson është interesuar për çështjen e emërimit të ambasadorëve, njofton Klankosova.tv.

” Nëse nuk kanë pas ende kandidatë për amabasdorë nuk është dashtë të shkarkohen të gjithë ata kandidatë në të njëjtën kohë në të njëjtën ditë, që po bahen gati katër muaj dhe që tasht misionet diplomatike të mbeten pa përfaqësim”

Tutje Kadrijaj thotë se nuk e kupton se çfarë ka bërë ekzekutivi që për katër muaj nuk ka caktuar ambasadorë për ti zëvendësuar ata të shkarkuar.

(Kosova Sot Online)