
Lexoni edhe:
I vrari i dytë në Pejë është ish-kandidati i PDK-së në Deçan
Një zjarr i madh ka shpërthyer në spitalin mobil për Covid-19 në Tetovë.
Mediat në Maqedoni raportojnë se spitali është djegur tërësisht derisa zjarri është ende aktiv në disa pjesë të objektit.
Alsat raporton se dyshohet për viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësorë.
I vrari i dytë në Pejë është ish-kandidati i PDK-së në DeçanLexoni edhe:
Përveç ekipeve të zjarrfikësve në vendin e ngjarjes ka edhe turma të shumta të qytetarëve të cilët kanë shkuar të kontrollojnë gjendjen e familjarëve të tyre të cilët ishin duke u trajtuar në këtë godinë.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të sotëm.
Para disa jave në të njëjtin spital kishte pasur tentime për të dëmtuar rrjetin e oksigjenit, pas çka policia arrestoi një 42-vjeçar nga fshati Zhelinë në Tetovë.
(Kosova Sot Online)