
Lexoni edhe:
Kryeministri Kurti reagon pas vrasjes së dyfishtë në Pejë, kërkon hetim
Dhjetëra persona dyshohet se kanë humbur jetën nga zjarri në spitalin modular të Covid-19 në Tetovë të Maqedonisë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka konfirmuar se ka viktima në zjarrin që ka shpërthyer në Tetovë, ndërsa numri i tyre saktë ende nuk dihet, dhe se autoritetet janë duke punuar për të konfirmuar.
Kryeministri Kurti reagon pas vrasjes së dyfishtë në Pejë, kërkon hetimLexoni edhe:
“Zjarri është shuar dhe të gjitha ekipet e spitalit janë mobilizuar të japin ndihmën për të lënduarit. Ato me urgjencë janë duke u transportuar për në Shkup që të ju jepet ndihma e nevojshme, ekipet e Klinikës janë të mobilizuar. Së shpejti do të kemi informacione”, ka thënë Filipçe.
Deri më tash është konfirmuar vetëm një viktimë derisa ende nuk dihet shkaqet që shkaktuan zjarrin.
Alsat raporton të jenë 8-9 viktima nga pacientët dhe stafi mjekësor.
Ndërkohë gazeta “Koha” raporton për mbi 20 viktima dhe shumë të plagosur.
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali ka folur për rastin.
Ajo tha se ende nuk dihet për numrin e viktimave.
Për media deklaratë dha dhe edhe zv. komandiri i zjarrfikësve në Tetovë sipas të cilit rasti është lajmëruar në orën 20:02 minuta derisa zjarri është shuar në 21:45.
(Kosova Sot Online)