Fondi i trepërqindëshit, Apeli merr një vendim për rastin

  • G.G /
  • 15 September 2021 - 13:19
Fondi i trepërqindëshit, Apeli merr një vendim për rastin

Gjykata e Apelit ka njoftuar se ka vendosur që ta kthejë në rigjykim rastin ku Naser Osmani dhe Atdhe Gashi akuzohen për Fondin e trepërqindëshit.

Me aktgjykimin e ankimuar, “të akuzuarit janë shpallur fajtor, për shkak të veprës penale shpërdorimi, nga neni 257 paragrafi 3. lidhur me paragrafin 1. të KPRK dhe ndaj të akuzuarve secilit veç e veç, është shqiptuar me dënimi me burgim në kohëzgjatje prej nga tre (3) vjetëve, të cilat dënime të akuzuarit do t’i mbajnë, në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.”

“Duke vepruar sipas ankesave të mbrojtësve të të akuzuarve, Gjykata e Apelit e Kosovës ka konstatuar se aktgjykimi i ankimuar është përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, andaj edhe si i tillë duhet të anulohet dhe kjo çështje penale do t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)