Këto janë 24 projektet që nuk i nisi kurrë Shpend Ahmeti (Raporti)

  • E.K /
  • 17 September 2021 - 17:04
Këto janë 24 projektet që nuk i nisi kurrë Shpend Ahmeti (Raporti)

Nga 913 premtime sa janë bërë gjatë fushatës për periudhën katër vjeçare, kryetaret e 26 komunave sa kanë realizuar rreth 51% të tyre, për mandatin 4 vjeçar.

Kjo është bërë e ditur nga publikimi i raportit të Instituti GAP “Progresi i kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2017 – 2021”, për 26 komunat e Kosovës.

Në mesin e kryetarëve gjendet edhe Shpend Ahmeti, kryetar i kryqytetit, Prishtinës.

Shpend Ahmeti sipas raportit të publikuar ka bërë në total 81 premtime në fushatën zgjedhore të 2017.

Ai ka përmbushur 32 nga këto premtime, derisa 4 i ka gjysmë të përfunduara, 24 të filluara dhe 21 projekte nuk kanë filluar.

21 projektet që nuk i nisi kurrë kryetari Ahmeti i gjeni të renditura më poshtë:

Ofrimi i kartelës se komunës për qytetarët “Prishtina Card” për pagesa në shëndetësi, administratë dhe “Prishtina parking

Vazhdimi i mësimit gjithë ditor për disa shkolla të Prishtinës

Formimi i Odës Ekonomike të bizneseve të Prishtinës

Lidhja e pllatosë së Pallatit të Rinisë me pllatonë e hotelit “Grand”

Ndërtimi i një kompleksi të fushave të futbollit

Ridizajnimi dhe investime të reja në hapësirën e tregut të automjeteve

Rregullimi i shtigjeve të ecjes nga Gërmia deri në rajonin e Gollakut

Funksionalizimi i Galerisë së Prishtinës

Riciklimi i mbeturinave duke filluar nga viti 2019

Miratimi i rregullores se re për orarin e punës së lokaleve hoteliere

Miratimi i rregullores se re për kufizimin e decibelëve të zhurmës në qytet

Sistem i integruar i biletave në transportin publik

Ndërtimi i stacionit të ri të autobusëve 

Themelimi i ndërmarrjes lokale për menaxhimin e tregjeve

Ndalimi i qarkullimit të automjeteve në parkun e Gërmisë

Autobus ekologjik në parkun e Gërmis

Shfrytëzimi i mbeturinave për krijimin e një impianti për ofrimin e sistemit të ngrohjes 

Ndërtimi i qendrës për personat me autizëm dhe sindromin Down në vitin 2018

Një master plan për ndërlidhjen e rajonit të Gollakut dhe Orllanit për qëllime turistike 

Ahmeti i cili vjen nga radhët e Partisë SocialDemokrate, pati edhe 32  premtime të cilat i realizoi në tërësi.

Vendosja e katër E-kioskave nëpër bashkësi lokale

Themelimi i Drejtorisë së Parqeve

Prokurimi elektronik me qasje edhe për qytetarët

Menaxhimi i fushave të sportit nga kompania “Sport Marketing”

Themelimi i ndërmarrjes publike “Kuzhina Qendrore”

Katër vitet e ardhshme gjysma e drejtorive në Prishtinë do të udhëhiqen nga gratë

Ndërtimi dhe hapja e katër çerdheve të reja në vitin 2018: “Kalabri”, “Kolovicë”, “Bardhosh” dhe “Prishtina e re”

Testimi me shkrim i kandidatëve për mësimdhënës

Ndërtimi i një shtegu të biçikletave nga parku Gërmia deri të liqeni i Badovcit

Projekti i rigjenerimit estetik sipas modelit të rrugës “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj” i cili do të ndiqet edhe në se paku 10 rrugë tjera të qytetit

Kiosqe të reja për shitjen e mallrave të imta në të gjithë qytetin 

Kabina të reja për pritjen e autobusëve

Finalizimi i studimit të fizibilitetit për unazën e jashtme të Prishtinës

Rregullimi i varrezave të dëshmoreve në Prishtinë 

Zgjerimi i rrjetit të Termokosit;

Rindërtimi i rrugës “Richard Holbrooke” , zgjerimi i rrugëve “Holger Petersen” dhe “Gjilani” në Hajvali

Funksionalizimi i “Info Qendra Turistike” në vitin 2018

Publikimi i udhërrëfyesit turistik për Prishtinën; 

Fond i veçantë financiar për mbështetjen e nismave për grafitë artistike në muret dhe hapësirat e qytetit;

Rregullimi i shtëpive ku janë vendosur shtabet e UÇK-së në Gollak dhe kthimi i tyre në muze

Hartimi i një plani të ri për mbledhjen e mbeturinave në qytet 

Ndarja e 1 milion eurove çdo vit për parqet në qytet 

Ndërtimi i 10 fushave të vogla sportive në lagjet e qytetit 

Funksionalizmi i ndërmarrjes lokale “Prishtina Parking” në janar të vitit 2018 

 

Ndarja e një toke kompanisë “Hortikultura” për mbjelljen e drunjtëve dekorativ për nevoja të qytetit

Autobusë tjerë të rinj në Prishtinë 

Lirimi i biletës në linjat e transportit urban për pensionistë, studentë dhe nxënës

Hapja e një kuzhine popullore 

Hapja e tri qendrave sociale për të moshuar: në lagjen “Dardania”, në lagjen “Bregu i Diellit”, dhe në lagjen “Dodona”;

Raportin e plotë se çka bëri Shpend Ahmeti për Prishtinën e gjeni KËTU

https://www.komunat.institutigap.org/premtimet/kryetaret/85/Shpend%20Ahmeti

(Kosova Sot Online)