58-vjeçari vret gruan dhe veten

  • E.K /
  • 19 shtator 2021 - 16:01
58-vjeçari vret gruan dhe veten

Vrasja e dyfishtë që ndodhi të shtunën në mbrëmje në fshatin Babunjë të Divjakës tronditi opinionin publik, ndërsa familjarët kanë hapur dyert e mortit.

Hekuran Rrasa 58-vjeç vrau me çiften e gjahut bashkëshorten 45-vjeçe Fëllenxë dhe më pas edhe veten.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në dhomën e gjumit të çiftit ku tashmë lanë jetim e djalin e tyre të vetëm Leonardin.

Familja Rrasa jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike dhe kjo mendohet se ka qenë edhe arsyeja që Hekurani vrau bashkëshorten dhe veten.

Në fshatin Babunjë të afërm të të ndjerëve shprehen se janë të shokuar nga lajmi.

Prej dy vitesh Hekurani bashkë me djalin punonte në ndërmarrjen e pastrimit në Divjakë.

(Kosova Sot Online)