Moshat e 10 viktimave që vdiqën në 24 orët e fundit nga COVID-19

  • E.K /
  • 19 September 2021 - 15:39
 Moshat e 10 viktimave që vdiqën në 24 orët e fundit nga COVID-19

10 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit. 5 prej viktimave janë burra dhe 5 gra. Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe se të çfarë grumposhash janë viktimat.

Bazuar në infografikën e MSH’së, një prej viktimave i takon grupmoshës 50-59 vjeç, katër viktima të grupmoshës 60-69, një viktimë është të grupmoshës 70-79 vjeç dhe katër viktima janë të moshës mbi 80-vjeçare.

Rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Fushë Kosovës, Gjilanit, Prizrenit, Malishevës, Gjakovës, Gllogocit, Pejës, Suharekës.

(Kosova Sot Online)