Prishtinasi e rrah vëllain e tij me mjet të fortë druri

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 10:00
Prishtinasi e rrah vëllain e tij me mjet të fortë druri

Një  rast i rëndë i dhunës familjare është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë druri vëllain e tij mashkull kosovar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)