A po e zbaton Kurti marrëveshjen e Edita Tahirit?

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 21:57
A po e zbaton Kurti marrëveshjen e Edita Tahirit?

Bernard Nikaj i PDK’së ka kritikuar marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë për reciprocitetin e targave. Thotë se targat serbe në Kosovë ishin ilegale dhe se tani janë legalizuar. Me këtë nuk është pajtuar Tomë Gashi.

Tomë Gashi e pranon se aktualisht po zbatohet marrëveshja e arritur në Bruksel nga Edita Tahiri.

A po pajtoheni se është ka implementohet marrëveshja e Edita Tahirit?, pyeti Nikaj –Gashin.

“1 miliard për qind po pajtohem por pse se nuk e implementuan këta të tjerët. Pse dikush si Edita Tahiri nuk e implementoi deri tash. U dasht me ardh dikush si Albin Kurti me imponu këta stikersa”, thotë Gashi.

“Sepse tani është afati”, iu përgjigj Abelard Tahiri.

 

(Kosova Sot Online)