Policia deklarohet për aksionin në Lagjen Emshir, në mesin e të arrestuarve edhe një me kërkim ndërkombëtar

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 19:00
Policia deklarohet për aksionin në Lagjen Emshir, në mesin e të arrestuarve edhe një me kërkim ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka realizuar një operacion ku ka arrestuar një shtetas të huaj që ishte në kërkim ndërkombëtar.

Bashkë me të arrestuarin e parë janë kapur edhe dy persona të tjerë me dyshimin se posedonin lëndë narkotike.

“Mund të ju konfirmoj se në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht njesia FAST Kosova, në bashkërendim me njesitet relevante nga drejtoria rajonale dhe ato të reagimit të shpejtë kanë realizuar një operacion efikas me ç’rast kanë arrestuar një person shtetas i huaj dhe në kërkim nderkombëtar, me urdherarrest nderkombëtar. I njëji dyshohet se ndodhet ne kerkim ndekombetar per shkak te vepres penale të mashtrimit. Gjatë operacionit policor në lokacionin ku eshte arrestuar i kerkuari i lartcekur me urdher arrest nderkombetar jane arrestuar  edhe dy persona tjerë të dyshuar se posedonin lëndë narkotike dhe veprime policore jane ne proces nga njesitet e anti-drogës së Policise se Kosoves”, ka thënë zëdhënsësi i Policisë, Daut Hoxha. 

(Kosova Sot Online)