Lexoni edhe:
Gjykata Speciale në funksion të zbardhjes së krimit politik dhe instalimit të drejtësisë për shtetin demokratik
Ka dështuar protesta para Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë për shkak se para kësaj ambasade nuk është parë asnjë protestues.
Për ditën e sotme ishte paralajmëruar që një grup qytetarësh do të protestojnë para Ambasadës së Gjermanisë. Kjo si shkak i vështirësive për caktimin e një termini për viza pune në Gjermani.
Megjithatë, deri më tani nuk janë parë të pranishëm asnjë protestues.
Jashtë objektit të ambasadës ka persona të cilët presin për viza turistike, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
(Kosova Sot Online)