Sherr për një karrige, dy mësueset pezullohen nga puna

  • E.K /
  • 12 October 2021 - 09:55
 Sherr për një karrige, dy mësueset pezullohen nga puna

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur dje mes dy mësueseve të shkollës “Andon Zako Çajupi” e cila ka përfunduar me përplasje fizike edhe midis familjarëve të tyre.

Dy mësueset ajo e Letërsie Elida Qenami dhe Domenika Toptani e Historisë kanë nisur të debatojnë për vendin se ku do uleshin në lokal.

Ditën e sotme te dyja mësueset janë pezulluar nga puna.

Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë ka kërkuar nga Institucioni Arsimor mbledhjen urgjente të komisionit të etikës për vlerësimin e rastit në fjalë. Në njoftimin e saj publik Zyra Arsimore thekson se kushdo që përfshihet në ngjarje që cenojnë integritetin e profesionit do të ndëshkohet.

“Dëshirojmë të garantojmë opinionin publik dhe prindërit e nxënësve në veçanti se për çdo punonjës arsimor i cili përfshihet në ngjarje që cënojnë integritetin e profesionit, apo figurën e lartë të mësuesit, institucionet tona do të veprojnë pa asnjë tolerim, duke u mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë gjithashtu se nga kjo ngjarje policia ka arrestuar një person, e ndërs 5 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

(Kosova Sot Online)