Kandidatët e rinjë për kryetar të Prishtinës po frikësohen keq, nuk po e zbulojnë degradimin kriminal të Shpend Ahmetit!

Kandidatët e rinjë për kryetar të Prishtinës po frikësohen keq, nuk po e zbulojnë degradimin kriminal të Shpend Ahmetit!
Kandidatët e rinjë për kryetar të Prishtinës po frikësohen keq, nuk po e zbulojnë degradimin kriminal të Shpend Ahmetit!

Dardan Grapci

  • 12 tetor 2021 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

E kam ditur që në fillim se askush s’do ta ngreh zërin kundër krimeve të Shpend Ahmetit dhe kolegëve te tij për keq-menaxhim të komunës dhe buxhetit komunal. Vet këta po synojnë që ta vazhdojnë ketë avaz kriminal të Shpendit, sepse po të kishin pas guxim dhe po të kishin pasur ndjenja deri më tani në çdo debat zgjedhor që po ndodhë nëpër media do e kishin akuzuar Shpend Ahmetin!

Prandaj arsyeja pse ende nuk e kanë akuzuar Shpend Ahmetin për degradim dhe ndërtime të egra, pa leje të veçantë dhe pa tender që kanë ndodhur dhe po ndodhin është se vet këta po synojnë që ta vazhdojnë ketë avaz kriminal të Shpendit, sepse po të kishin pas guxim dhe po të kishin pasur ndjenja deri më tani në çdo debat zgjedhor që po ndodhë nëpër media do e kishin akuzuar Shpend Ahmetin.

Kështu që unë mendoj që duhet të përshpejtohet Ligji i Vettingut, ku me në fund të arrestohen pastaj këta kryetar dhe deputet të cilët e kanë sjellë Prishtinën në gjendje të mjerueshme. Kush është vërtetë fajtor për këtë gjendje ajo dihet, por kush vërtetë qëndron prapa fajtorit ajo mbetet mister, sepse pa e pas krahun e fortë dhe xhepin e but askush nuk bën kësi skandale dhe gabime të një pas njëshme, që po të kishte ndodhë në ndonjë qytet evropian, ai kryetar ose do të përfundonte në burg, ose do ishte vrare nga ndonjë vrasës me pagës.

Kandidatet për Kryetar të Prishtinës të cilët thuajse e kanë filluar fushatën ilegalisht, para kohe e në kundërshtim me ligjin, mund të them se më shumë po merren me disa projekte të kopjuara nga lojërat kompjuterike, siç është edhe rasti i Përparim Rimës ku projektin për ndërlidhjen e Kalabrisë me lagjet Dardania që e ka publikuar në faqen e tij në facebook, është një kopje nga loja the sims. Me ideja të tilla po vazhdojnë edhe kandidatet e tjerë, ku për mendimin tim kjo qartë tregon se këta kanë hyrë në gare me bo hajgerë me popullin e jo me punuar për popullin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".