Eprori i lartë i Policisë përfshihet në përleshje me pjesëtarët e sigurimit të qendrës tregtare

  • G.G /
  • 12 tetor 2021 - 13:45
Eprori i lartë i Policisë përfshihet në përleshje me pjesëtarët e sigurimit të qendrës tregtare

Eprori i lartë i Policisë së Kosovës, Mendim Daka dyshohet se sot është përfshirë në një përleshje.

Siç mësohet zyrtari policor është përfshirë në një përleshje me pjesëtarë të sigurimit fizik të qendrës tregtare “Grand Store” në Prishtinë.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur para një ore në këtë qendër tregtare.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

(Kosova Sot Online)