Java e tretë e mësimit pa tekste shkollore

  • A.P /
  • 12 October 2021 - 17:36
Java e tretë e mësimit pa tekste shkollore

Është java e tretë e vitit shkollor dhe dy fëmijët e Sofije Osmanit nga fshati Keqekollë, Komuna e Prishtinës, nuk janë pajisur me të gjitha tekste shkollore.

Njëri nga fëmijët e Sofijes ndjek mësimet në klasë të gjashtë dhe tjetri në klasën e nëntë.

“Nuk po kuptoj, këtu thonë se japin libra falas në shkolla deri në klasën e nëntë e këndej, fëmijët nuk i kanë të gjitha librat”, thotë Sofija.

Kjo po paraqet problem për fëmijët që të marrin njohurit e nevojshme, thotë ajo.

(Kosova Sot Online)