Vazhdon numërimi në Drenas, prin Lladrovci

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 21:01
Vazhdon numërimi në Drenas, prin Lladrovci

[20:53]- Po vazhdon numërimi i votave në Drenas, ku kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci po prin me 47.41 për qind të votave.

Ndërsa, kundërkandidati i tij, Driton Ajazi, me 30.85 për qind të votave.

[20:12] – Nga numërimi i votave në Drenas, kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci po prin me 43.09 për qind të votave.

Ndërsa kandidati i DD-së, Driton Ajazi aktualisht po merr 31.87 për qind të votave.

[20:00] – Ka nisur numërimi i votave në Drenas, ku nga të dhënat e fundit të KQZ-së, kandidati Driton Ajazi merr 32.38 për qind të votave.

Ndërsa kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci deri tani ka marrë 28.83 për qind.

Ndërsa kandidati i VV-së, ka marrë 25.62 të votave, Xhavit Drenori nga GPD ka marrë 12.10 për qind të votave.

Kandidatja e LDK-së, Anduena Gllareva ka marrë 0.71 për qind të votave, ndërsa Arta Ahmeti Xhylani nga AAK ka marrë 0.36 për qind të votave.

(Kosova Sot Online)