Lexoni edhe:
6 mijë e 239 vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga sot ka filluar shpërndarja e 140 mijë vaksinave kundër gripit sezonal.
Sipas MSH’së, kategoritë me prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal janë: qytetarët mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe lehonat, personeli shëndetësor dhe fëmijët me indikacione shëndetësore.
6 mijë e 239 vaksina administrohen në 24 orët e fundit në KosovëLexoni edhe:
“Koha për VAKSINIM është TANI, sepse vaksina ju mbron juve dhe njerëzit përreth nga gripi sezonal si dhe e ul ngarkesën e sistemit shëndetësor gjatë pandemisë Covid-19. Secila komunë do të informoj qytetarët e saj për oraret dhe qendrën e vaksinimit kundër gripit sezonal”, thuhet nga MSH.
(Kosova Sot Online)