440 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • S.A /
  • 06 November 2021 - 09:03
440 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në total janë 440 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Ministria ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 157 mijë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,978 persona.Në 24 orët e fundit janë dhënë mbi dy mijë e 600 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.578.022 doza të vaksinës.

Deri më sot mbi 737 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2130733093750933

(Kosova Sot Online )